"Dora e Zotit u kthye tek Zoti!", Rama reagon pas vdekjes së Maradonës (FOTO LAJM)
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes së papritur nga jeta e
Diego
Armando Maradona.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi
botën me magjinë e talentit të tij. U prehtë në paqe”, shkroi në mesazhin e tij kryeministri i Shqipërisë,
Rama.
Rama e shoqëroi mesazhin e ngushëllimit me dy foto të golit të ikonës së futbollit, kur i shënoi Anglisë me dorë në Botërorin e 1986-ës.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 18:30