Skandal në Itali, goli fantazëm penalizon ekipin e mbrojtësit shqiptar VIDEO)
Festat e fundvitit kanë "dehur" gjyqtarët italian.

Është kryesori, Pezzuto i cili vjen me gafën e madhe në sfidën e "Boxing Day" mes Cosenza dhe Empolit.

Në "San Vito" takimi përfundoi në favorin e vendasve me shifrat 1-0, falë edhe një persekutimi të Empolit të Federik Veselit.

Teksa po kronometrohej minuta e 83-të e takimit, goditja e Samuele Ricci kaloi vijën fatale rreth gjysmë metri, por jo për Pezzuto. Sipas tij, sfera nuk e kaloi plotësisht vijën fatale, çka rezultoi me të vërtetë fatale për Empolin.

Në fund Empoli doli i mposhtur 1-0 dhe me një futbollist më pak, pasi Laribi u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, përveçse penalizimit të Empolit, ndëshkim shembullor pritet të marrë edhe Pezzuto, pasi i mohoi të paktën një pikë me mjaft vlera skuadrës mike.

Dramë në Itali, goli fantazëm penalizon ekipin e mbrojtësit shqiptar (FOTO LAJM)

Shtuar më 26/12/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori