Drogba dhe Sneijder prezantojnë uniformat e reja (FOTO LAJM)

Kampionët e Turqisë, Galatasaray, kanë prezantuar uniformat e reja për sezonin e ardhshëm 2013-2014. Skuadra e Fatih Terim, dy herë rradhazi kampione e Superligës turke, dhe protagoniste e një sezoni fantastik në Champions League duke arritur deri në çerekfinale, kanë prezantuar para tifozëve fanellat e reja nëpërmjet yjeve të tyre Didier Drogba, Wesley Sneijder dhe Burak Yilmaz.

Uniformat e reja janë dizenjuar nga gjigandi amerikan NIKE. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori