Duel edhe jashtë fushe, njihuni me partneret bukuroshe të futbollistëve (FOTO LAJM)

Rreth kësaj teme:

Në prag të Itali-Shqipëri, nuk flitet vetëm për përballjen në fushë, por edhe atë mes “Wags”¬ave. Me italianet jemi mësuar tashmë, pasi pjesa dërrmuese “zaptojnë” mediat dhe faqet rozë.
Ndërsa në Shqipëri, edhe pse bukurinë e kanë me tepricë, shfaqen shumë pak para publikut.

Nëse për Strakoshën, Veselin, Sadikun, Balajn apo Xhakën informacionet janë të pakta (përfliten shpeshherë për ndonjë romancë, por kurrë nuk kanë konfirmuar asgjë), e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të tjerët.

Kapiteni ka në krahë Rean, e cila vetëm pak ditë më parë kishte ditëlindjen dhe nuk hezitoi që t’i bënte një dedikim në “Instagram”. Pjesa e “Wags”¬ave tashmë është bërë edhe Çiljeta Xhilaga, e cila është në lidhje me portierin Alban Hoxha.

Shtuar më 24/03/2017, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori