Dy Manchester-at e Van Gaal, ç'do ndodhë me Januzajn? (FOTO LAJM)

Opsioni 1: De Gea
Pëlqej
Tifozët e Manchester United mezi po presin ndeshjen e rradhës në Premier League për të parë në fushën e lojës blerjen më të fundit Radamel Falcaon. Por si do të jetë Manchesteri i ri i Louis Van Gaal pas disa blerjeve shumë të bujshme? Ka shumë opsione që qarkullojnë në mediat angleze por vetëm diçka duket e sigurtë: rreshtimi 3-5-2 që tekniku holandez e preferon më shumë se çdo skemë tjetër taktike.

Portier titullar duket se do të jetë David De Gea, ndërsa titullarë priten të jenë edhe Jones, Evans, Herrera, Di Maria, Rooney, Van Persie dhe Falcao.

Ndërsa shqiptari Adnan Januzaj duket se do të jetë jashtë dy formacioneve të mundshme të Manchester United. 19-vjeçari që bëri shumë bujë sezonin e shkuar me shumë mundësi do të jetë lojtar stoli gjatë këtij sezoni pasi konkurrenca në skuadër tashmë është akoma më e madhe. A do të vazhdojë Adnani të jetë pjesë e "Djajve të Kuq" edhe pas merkatos së janarit apo do të transferohet në një ekip tjetër? Kjo mbetet për tu parë.

Manchester United do të luajë kundër QPR-së më 14 shtator. /albeu.com/

Blerjet e Manchester United gjatë merkatos së verës: Herrera (36 milionë), Shaw (40 milionë), Rojo (20 milioni + Nani), Blind (18 milionë), Di Maria (75 milionë) dhe Radamel Falcao (65 + 8 milionë).
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori