Dy yje i bashkohen Chelsea-t gjatë janarit (FOTO LAJM)

Raphael Varane - Real Madrid
Chelsea i Jose Mourinhos po punon për afrimin e dy yjeve gjatë merkatos së janarit. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Angli, brenda këtij muaji, kryesuesit e Premier League-s do të mbyllin marrëveshjet me Marco Reus të Borussia Dortmundit dhe Raphael Varanen e Real Madrid.

Për gjermanin Chelsea pritet të paguajë rreth 25 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij me Borussia Dortmund. E njëjta shifër parashikohet të paguhet edhe për talentin francez, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori