Dybala larg Juventusit? Argjentinasi promovon uniformën e re në Kinë (FOTO LAJM)

Te Juventus duket se do të ketë largime yjesh këtë sezon. Të parët
që priten të largohen janë Pjanic dhe Cancelo, ndërsa në ditët e fundit është përfolur se mund të largohen Douglas Costa dhe Dybala, shkruan Albeu.com.

Ky i fundit pëlqehet nga Bayern Munich, ndërsa Manchester United sipas Daily Mail është gati të investojë plot 100 milon euro për argjetinasin.

Në fakt, Adidas ka botuar tashmë në Kinë disa imazhe të uniformës së u së re të bardhezinjve dhe për ta bërë këtë, ka zgjedhur Paulo Dybala si modelin kryesor.

Me këtë foto tregohet qartë se Dybala do të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm, duke hedhur kështu poshtë aludimet për një largim të mundshëm të tij nga Torino. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori