Dybala në "errësirë", Oriana "ndriçon" në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Paulo Dybala nuk po kalon një moment pozitiv tek Juventusi.

Pas një vere të nxehtë merkatoje, sulmuesi argjentinas qëndroi te bardhezinjtë, por më shumë në hije sesa në dritë.

Paulo shpreson që pas qëndrimin në stol në ndeshjen e fundit, të ketë mundësinë e aktivizimit në Champions kundër Atletico Madridit.

Por në "La Joya" mbetet në "errësirë", partnerja e tij, Oriana Sabatini, shfaqet thuajse nudo në Instagram. Edhe ajo me foto bardhezi, më pas me ngjyra.

Në pah dalin tatuazhet dhe një "boom" pëlqimesh nga fansat. Paulo, për momentin ngushëllohet me dashurinë…
Shtuar më 17/09/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori