E bardhë, blu dhe portokalli, Reali prezanton fanellën e re (FOTO LAJM)

Real Madrid ka prezantuar uniformat e reja për sezonin futbollistik 2013-2014. 32 herë kampionët e Spanjës dhe 9 herë kampionët e Europës kanë publikuar të tre fanellat e reja ku bie në sy ajo e treta, e cila si asnjëherë më parë në historinë e klubit madrilen do të ketë ngjyrën portokalli.

Dy fanellat e para do të jetë të bardha dhe blu me disa ndryshime nga ato të këtij sezoni ku bien në sy shiritat e kuq anash dhe te mëngët.

Veshjet do të jetë produkt i gjigandit gjerman Adidad, ndërsa sponsor në fanellë do të jetë kompania ajrore Fly Emirates. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori