E dashura e Neymarit çmend fansat në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Neymar derdh djersë në fushë kurse e dashura e tij Bruna Marquezine relaksohet në bregdet. Modelja dhe aktorja braziliane duket se po i shijon në maksimum këto ditë pushimi me miqtë e saj.

Madje, 23-vjeçarja këtë e ka treguar edhe përmes disa fotove dhe videove të publikuara në ‘Story’ të ‘Instagram’. Ndërkohë që i dashuri i saj, Neymar është rikthyer në Paris për t’i shërbyer skuadrës së tij në kuadër të ndeshjeve në vijim të kampionatit dhe Champions League.

Bruna shihet në një formë tepër të mirë, edhe pse fansat e kanë kritikuar pak muaj më parë për fizikun e saj të dobët. Mirëpo, ajo pranoi se ndihet mjaft mirë me veten.
Shtuar më 18/10/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori