E dini si duket De Biasi me veshje popullore shqiptare? (FOTO)

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi gajtë eksperiencës me Shqipërinë është shfaqur shpesh herë me kostum, me biçikletë, duke kënduar këngë shqiptare, por vështirë se mund ta keni parë me veshje popullore shqiptare.

Strategu italian është paraqitur dhe me veshje tradicionale shqiptare të Shqipërisë së Jugut, me një pisqollë në brez.
Autori i kësaj fotoje, Roland Tasho, shkruan: “Trajneri që do Shqipërinë. Kur i propozova të vishej me veshje shqiptare, De Biasi pranoi me kënaqësi…Unë pashë tek ai dashuri për këtë vend”.

Fotografia në fakt është realizuar para dy muajve në ekspozitën “Përtej kostumeve” që u hap në kuadër të ciklit të ri me prezantime fotografike të artistëve të njohur të imazhit, vendas e ndërkombëtarë “Shqipëria nga brenda dhe jashtë”. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori