E fejuara denoncon për dhunë fizike Jerome Boateng (FOTO LAJM)

Sherin Senler dhe Jerome Boateng
Jerome Boateng dhe e fejuara Sherin Senler do të ndahen përfundimisht, pasi këtë herë akuzat janë të rënda për mbrojtësin e Bayern Munchen. Sipas mediave gjermane, Sherin e ka akuzuar lojtarin se ai ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike ndaj saj gjatë vitit të fundit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, e fejuara e tij shton se është përpjekur ta shpëtonte marrëdhënien mes tyre, por Boateng ka ndjekur një rrugë tjetër: duke e tradhëtuar sistematikisht, shkruan gjermanja "Bild".

Marrëdhënia e tyre e tensionuar vazhdon prej 8 vjetësh, por që prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të dy vajzave binjake, për kujdestarinë e të cilave do të marrë gjykata një vendim përfundimtar.

Pak javë më parë Boateng u vu në qendër të vëmendjes pasi largoi nga shtëpia të fejuarën e tij, duke kërkuar edhe kujdestarinë e vajzave. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori