E fejuara e futbollistit të Ajax, përshëndetje ironike për Ronaldon (FOTO LAJM)

Matthijs de Ligt luan me ekipin e parë të Ajax-it që nga viti 2016-të, kur ishte vetëm 17 vjeç. Më 24 majin e 2017-ës ka qenë në fushë në finalen e Europa League të humbur kundër Manchester United.

Në këtë sezon, në moshën 19 vjeç, ai është bërë kapiteni i klubit holandez. Një ecuri e jashtëzakonshme, që të martën në mbrëmje ka dhënë frytet e saj: Ajax-i dhe De Ligt, në fakt, kanë eliminuar Juventus-in nga Champions League.

Euforia për kualifikimin në gjysmëfinale nuk është pakësuar në ditën pasuese. AnneKee Molenar, e fejuara e De Ligt, ka publikuar fotografi të ndryshme të bëra në stadium gjatë festës së zhvilluar pas ndeshjes.

Në fakt, ajo i ka bërë edhe një përshëndetje të veçantë Cristiano Ronaldo-s, duke postuar në Instagram faqen e parë të "Gazzetta dello Sport" dhe një "ciao" ironike. /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori