E ka mohuar deri tani, por Hygerta Sako pranon publikisht marrëdhënie (FOTO LAJM)

E ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina”, disa javë më parë Hygerta Sako tregoi se është beqare dhe e lumtur.

“Jam beqare.Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Derisa të vijë personi special më mirë ‘single’ sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”, u shpreh moderatorja.

Por duket se na paska gënjyer pak dhe këtë e tregon një ndryshim që ajo ka bërë në Facebook-un e saj.

Nga ‘single’ ajo ka ndryshuar statusin e saj ‘në një marrëdhënie’, por pa zbuluar më tepër.

Ajo ka preferuar të mos tregojë detaje për personin e rëndësishëm të jetës së saj, megjithatë ky ndryshim është pritur mirë nga të gjithë.

Miqtë e saj në këtë rrjet social i kërkojnë llokumet dhe e urojnë për statusin e ri.

Shtuar më 23/10/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori