E kujtojnë vëllain e Xherdan Shaqirit, serbët kërcënojnë këngëtarin shqiptar

Pëlqej
Serbët nuk po e kapërdijnë dot humbjen e madhe përballë Zvicrës me dy gola të ekzekutuar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Inatin më të madh e kanë ndaj dy golashënuesve kosovarë ndaj të cilëve është komentuar shumë, me krenari nga shqiptarët dhe urrejtje nga Serbët.

Por belanë e ka gjetur këngëtarin e njohur kosovar, Korab Shaqirin, të cilin serbët e njohin si vëllain e Xherdanit.

Me anë të një statusi në Instagram ai ka sqaruar të vërtetën duke zbuluar edhe mallkimet e kërcënimet e serbëve.

"Ju bëj thirrje publike serbëve që mot t’më fyejnë/shajnë në rrjete sociale, për shka të Xherdan Shqairit nuk kam lidhje familjare me të, por e kam vlla sepse është Shqiptar!

Mijra mesazhe fyese nga ju, por nuk do t’ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë, sepse nuk jam si ju. Zoti e bekoftë Shqipërinë!"- shkruan Korabi në Instagram. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori