"E mbani mend historinë?", klubi anglez i drejtohet Juves për ndihmë (FOTO LAJM)

Nga viti 1897 deri në vitin 1903 Juventusi vishej me këmisha ngjyrë rozë me një kravatë të zezë si të ishin duke punuar kamarierë.

Këto uniforma ishin një problem. Nuk ishin material i mirë dhe kur laheshin i dilte boja e hynin në ujë. Gjithashtu ishte shumë e vështirë të luaje lirshëm. Një nga anëtarët e klubit, Savage kishte një mik në klubin anglez të Nots Kaunti.

Ai i kërkoi atyre të siguronin disa uniforma cilësore dhe elastike për djemtë e ekipit të tij sepse nuk kishin mundësi financiare për t’i blerë vetë. Klubi nga Notingemi e pranon kërkesën. I paketon bluzat e i nis drejt Torinos. Fanellat ishin me ngjyrat bardhezi dhe që atëherë Juve luan me ato ngjyra.

Sot 116 vite më pas, Nots Kaunti është në vështirësi të thella financiare. Ka një broxh prej mbi 200 mijë paundësh tek autoritetet angleze dhe nuk ka para as për të siguruar bazën materiale. Drejtuesit e klubit të League Two kanë nisur një kërkesë drejt Juventusit:
Shtuar më 27/07/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori