E mposhti 3-1, kështu tallet tani Levante me Barcelonën (FOTO LAJM)
Barcelona u mposht 3:1 nga
Levante të shtunën pasdite dhe sikur mos t’i mjaftonte kjo, kampioni në fuqi i La Ligës u
tall keq më vonë në rrjetet sociale nga kjo e fundit.
Levante e
tall me Barçën duke e postuar në Instagram një fotografi me një kërkim qesharak në
Google.
Të tri golat e Levantes u shënuan në një periudhë prej shtatë
minutave dhe frymëzimi i vendasve për t’u tallur me kampionin në fuqi erdhi pikërisht nga kjo periudhë kohore.
"Çfarë mund të bësh brenda 7
minutave?" ishte pyetja e bërë në
Google dhe përgjigja e dhënë nga mekanizmi i kërkimit në internet ishte një artikull i fitores së Levantes ndaj Barçës në Estadi Ciutat de Valencia.
Shtuar më 03/11/2019,
ora 11:15