E pabesueshme, dy futbollistë anglez vlejnë më shumë se Messi dhe Ronaldo (FOTO LAJM)

Nëse do ju pyeste dikush se kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë për momentin, me siguri që do të thonit Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi sipas "CIES Football Observatory", studimi më i fundit i Observatorit të Futbollit “CIES”, i cili është bazuar në disa aspekte si mosha, kontrata, pozicioni në fushë dhe statusi i skuadrës ku ai aktivizohet, asnjëri prej tyre nuk zë vend as në 3-shen më të mirë të futbollistëve më të shtrenjtë në botë, raporton Albeu.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar ditën e sotme, Neymar është futbollisti më i vlefshëm në botë, 201.7 milionë euro i ndjekur nga dy futbollistë anglez, Dele Alli me 155 milionë euro dhe harry Kane me 153 milionë euro. Messi zë vendin e katërt, ndërkohë që Ronaldo ka përfunduar në vendin e 11-të pas Hazard dhe Dybala-s. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori