E RËNDË/ Ndërron jetë në moshë fare të re ish-futbollisti i Man.City-t (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Manchester City-t, Jeremy Wisten.

Futbollisti i lindur në Malavi ishte pjesë e akademisë së gjigantit anglez, ndërsa janë ende misterioze shkaqet e ndarjes nga jeta të 17-vjeçarit.

"Familja Manchester City e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Bashkëndiejmë me ju në këtë kohë të vështirë për ju", thuhet në komunikatën e City.

Cole Palmeri, i cili ka qenë në akademinë e City-it që prej vitit 2010, e njihte Wistenin dhe e postoi këtë mesazh emocionues për t’ia thënë lamtumirën atij në Instagram.

"Do të na mungosh përjetë. Pusho në Parajsë vëlla!", shkroi Palmeri.
Shtuar më 26/10/2020, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori