E shikoi Liverpool-in në 12 finale, e 13-ta i anulohet (FOTO-LAJM)

Dy kompani ajrore anuluan fluturimet e tyre nga Anglia për në Kiev të Ukrainës, duke bërë që disa tifozë të Liverpool të humbin duelin me Real Madridin.

Qindrave tifozë të Liverpoolit ju është shuar ëndrra për të ndjekur në stadium skuadrën e tyre teksa lufton për trpfeun e Champions League.

Një tifozi të përjetshëm i Liverpoolit 75-vjecar tregon se ka ndjekur plotë 12 finale të skuadrës së tij dhe se finalja e 13-të iu mohua nga kompania e fluturimit.


“Kjo për mua do të ishte finalja e trembëdhjetë. Isha në shtrat në orën shtatë, sepse duhej të zgjohesha për taksi në orën tre të mëngjesit”, tha ai për "Liverpool Echo".

“Mora një telefonatë 10 minuta pas orës shtatë, që më tregoi se fluturimi ishte anuluar. Vajza që po më tregonte ishte në lot dhe në lot isha edhe unë”, tha ai.

“Do të jetoj që të shoh një tjetër finale nën drejtimin e Klopp, kjo është më e rëndësishmja”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori