Einxhel Shkira: Balajt i dhashë një “autograf” sepse ai ... (FOTO LAJM)

Bekim Balaj është futbollisti më i përfolur në kombëtaren tonë në lidhje me bukuroshet që shoqërohet jashtë fushave të lojës, pasi ai deri më tani nuk ka zbuluar asnjë detaj.

Shpesh janë komentuar fotot në instagram dhe vendet e njëjta me femrat të cilat mendohet se ka patur lidhje. Në fillim u mendua për Elita Rudin për shkak të vendeve shumë të ngjashëm që vizitonin, dhe një nga fotot për vitin e ri i tregonte së bashku.

Në lidhje me sulmuesin e kombëtares ka folur edhe Einxhel Shkira, e cila ka zbuluar se Bekimi ka qenë një fansi vjetër i saj dhe se në fund ajo vendosi ti krijonte një mundësinë për ti dhënë një autograf.

"Kaq ishte", thotë Einxhi, jo ndonjë histori për tu shënuar në kalendar, të paktën jo për mua përfundon ajo./albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori