Ekipi i 20 viteve në Premier League (FOTO LAJM)

Peter Schmeichel - Manchester Utd
Manchester City ia mori titullin nga duart Manchester United në javën e fundit të Premier League, por “Djajtë e Kuq”, janë shpërblyer me dy dekorata prestigjioze për mbizotërimin e tyre në Angli në dy dekadat e fundit.

Sir Alex Ferguson u shpall trajneri më i mirë në 20 vjetët e fundit në Premier League, kurse Ryan Giggs ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë, në një ceremoni që u mbajt në Londër.

Fergusoni nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, prandaj çmimin në emër të tij e mori shefi ekzekutiv i klubit nga "Old Trafford", David Gill, kurse Giggs ishte i pranishëm për të marrë çmimin. Ai fitoi më shumë vota nga një panel i ekspertëve në konkurrencë me Thierry Henry, Paul Scholes dhe Denis Bergkamp.

Uellsiani ka bërë 909 paraqitje me United dhe është lojtari më i dekoruar në lojë angleze, ndërsa Fergusoni ka fituar 12 tituj të Premier League, që kur ai u bashkua me këtë klub në vitin 1986.

Ish-bashkëlojtari i uellsianit te Manchester United, Gery Neville u shpreh: "Ryan Giggs do të jetë futbollisti më i suksesshëm i Britanisë i të gjitha kohërave dhe unë nuk shoh dikë që do ta tejkalojë ndonjëherë. Ai ka tejkaluar të gjitha të statistikat në lidhje me titujt e brendshëm.
Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, dëshirë dhe shpirt. Është mahnitëse ta shohësh çdo javë në fushë".

Ndërkaq, Ferguson mposhti konkurrencën e Arsene Wenger, Jose Mourinho, Harry Redknapp dhe David Moyes.

Ndërsa ekipi më i mirë i 20 vjetëve në Premier League u shpall ky: Peter Schmaichel, Gery Neville, Tony Adams, Rio Ferdinand, Ashley Cole, Cristiano Ronaldo, Paul Scholes, Roy Keane, Ryan Giggs, Thiery Henry dhe Alan Shearer, ndërsa trajneri më i mirë Alex Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori