EKSKLUZIVE/ "Jam e lumtur", Sabina Mete: Me sport jam marrë që fëmijë, Instagrami është gënjeshtër (FOTO LAJM)

Gazetarja e sportit në RTSH, Sabina Mete, ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com reth jetës së saj dhe punës si gazetare sportive.

Sabina na tregoi se është marrë me sport që fëmijë dhe kjo e ndihmoi të avancojë më tej si gazetare sporti.

E pyetur nëse është në një lidhje, Sabina nuk na tregoi shumë por na tha që është e lumtur.

Ndërkohë, Sabina dha dhe një mesazh të rëndësishëm për rrjetët sociale. Sipas saj Instagrami është një gënjeshtër e madhe ku njerzit mundohen të mbulojnë defektet e tyre, dhe askush nuk i publikon dështimet në këto rrjetet sociale.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Si lindi dëshira për t'u bërë gazetare sporti?

-Sportin e kam ndjekur që femijë në shkallët e stadiumit në qytetin e Korçës dhe ne Tv sigurisht. Nuk ishte tamam e planifikuar une u diplomova për gazetari dhe fati im që apikova me hapjen e RTSH sport, fitova konkurrsin dhe u bëra pjesë e redaksisë së sportit në Radio Televizionin Shqiptar. Duke qënë se e njihja botën e futbollit kjo ishte plus për mua.

2-Sa e vështirë është për një femër të bëjë këtë profesion?

-Duke qënë se është njohur gjithmonë si sporti i meshkujve dhe kështu identifikohet edhe sot ka vështiresitë e veta. Por në fund mendoj se nëse e bën me pasion ate që do, nëse shikon drejt në rrugën tënde dhe e di cfare do, çdo punë bëhet më e lehtë. Fakti që kemi pasur koleg shumë të mirë dhe kemi marrëdhenie shumë të mirë na kane ndihmuar t'i kalojme ato "vështiresitë" që mund të hasen rrugëve.

3-A ju ka ngacmuar ndonje futbollist ose që ka tentuar të filtrojë me ju?

-Nuk e njoh këtë pyetje se të gjithë kanë flirtuar haha pak për shaka. Jo të gjithë, ka pasur edhe futbolliste serioze që shifnin punet e tyre (qesh)

4- Statusi momental i Sabinës është?

-E lumtur! Quhet?

5-Messi apo CR7?

-Messi simboli i njeriut që ka talentin dhe këtë e ka treguar tashmë, ndërsa CR7 modeli i njeriut që me punë ka arritur të kapë majat. Si kam ndarë ndonjëherë për aq kohë sa edhe ata vetë ndajnë statistika të ngjashme të të njejtit nivel.

6-Turizmin bregdetar apo malor?

-I frekuentoj të dyja. Deti më duket më i bukur. Jam natyre pak romantike mbremjet buzë detit i preferoj me tepër!

7- Përveç futbollit që zë pjesën më të madhe të kohës tënde me se e kalon kohen e lirë, pra pasion tjetër kë keni?

-Perveç futbollit dhe pjesës që shkoj në stadiume për shkak të punës kam filluar tashmë merrem edhe vetë me pak sport. Me duhet shume punë akoma 😂 . Filmat, kinemaja dhe Libri janë gjërat e tjera që më shoqërojnë gjatë ditëve normale (tashmë që pandemia ka kapur gjithë globin shikoj filmat nga shtepia.

8-Në Instagram ju kemi parë shumë aktive. Sa jeni ju të varur nga rrjetet sociale?

-E vërtetë që jam aktive! Fansat duhen mbajtur 😂. Nuk jam e varur nga rrjetet sociale për më tepër mendoj se Instagrami është genjeshtra me e madhe që ndikon tek njerzit tmerrësisht keq. Njerzit duhet ta kuptojne se jo të gjitha janë ashtu sic duken nëpërmjet ekranit të smartphonit. Jo të gjithë janë aq të lumtur. Askush nuk i publikon dështimet në këto rrjetet sociale. Në të gjithë qajmë, ne të gjithë prekemi dhe në fund të gjithë përdorim filtrat për t'u dukur të lumtur.

9-Ushqimi i preferuar?

-Me mire do ishte një pyetje a ka ndonje ushqim që nuk të pëlqen? (Qesh) i preferoj të gjitha por do mbetem pak tek ushqimi tradicional, pëlqej pulën me pilaf 😂 dhe çdo embëlsirë të mundshme që ka çokollate 😂😂😂

10-Prezantuesja femër më e mirë e sportit është?

-Vilma Masha dhe Hygerta Sako

11-Shoku ose shoqja më e mirë që keni në RTSH?

-Jam nje tip që përshtatem shpejt me njerzit edhe tek grupi i punës kam bërë po të njëjtën gjë. Kemi një ambjent të ngrohtë, me të gjithë jam miq por do veçoja më tepër Pejana Elezin dhe Trevisa Tufën për marrëdheniet që kemi të treja bashkë.

12- Këtë këtë sukses në karrierën tuaj kujt ja dedikoni në veçanti?

-Akoma nuk kam arritur ndonjë sukses kaq të madh. Bëj punën që dua. E gjitha shkon vetëm për prindërit e mi që kanë sakrifikuar shumë për shkollimin dhe arritjen time deri tani, dhe vetes time që kam arritur t'i fitoj të gjitha vetë deri më sot pa ja shtrirë dorën askujt. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2020, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori