"Elbasan Arena", punohet për parkingun para stadiumit (FOTO LAJM)

Punimet për parkingun para stadiumit
Pëlqej
"Elbasan Arena", stadiumi i ri i Kombëtares kuqezi, duket se është gati. Kur jemi pak ditë larg ndeshjes inaguruese Shqipëri-Danimarkë, puna më e madhe nga jashtë është përqendruar te sheshi përpara impiantit, ku edhe duhet të sigurohen 400 vende parkingu.

Prej ditësh ka filluar shtrimi me pllaka dhe burime të gazetës pranë punëtorëve që po merren me punimet, zbulojnë një detaj interesant. Në mes të sheshit është projektuar një shqiponjë, e cila do të jetë e ndriçuar gjatë natës, duke e bërë më interesant këtë shesh. Megjithatë, ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit ky detaj.

Siç dihet, përreth perimetrit të stadiumit ka filluar shtrimi me asfalt, ku është krijuar mundësia e shkëmbimit të dy makinave. Gjithashtu ka edhe një trotuar për këmbësorët.

E veçanta është se këto ditë është vendosur edhe ndriçimi përgjatë rrugës së stadiumit dhe neonet janë vendosur pikërisht në murin rrethues të jashtëm të këtij impianti.

Shqipëri-Danimarkë luhet më 11 tetor. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori