"Elbasan Arena" vishet Kuq e Zi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Punimet në stadiumin "Elbasan Arena" po ecin me hapa të shpejtë për të qënë gati në ndeshjen eleminatore kundër Danimarkës më 11 Tetor. Punonjësit po i japin dorën e fundit impiantit, i cili do të jetë "shtëpia" e re e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Dje nisi puna për vendosjen e stolave, të cilat do të jenë në ngjyrat kuq e zi, ndërsa për tribunën Vip do të ketë stola të veçantë. Ndërsa sot stadiumi ka filluar të marrë pak nga pak pamjen që do të ketë në përfundim. Stolat në ngjyrat kombëtare do të formojnë një shqiponjë në tribunën për karshi.

Ditë më parë punimet në stadium u inspektuan nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori