Elbasanit po i jepet dora e fundit (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Elbasan Arena", stadiumi me të cilin futbolli shqiptar do të prezantohet nga tetori e më tej po shkon drejt përfundimit. Pas shumë vitesh deklaratash dhe premtimesh boshe për një stadium të ri, futbolli shqiptar, Kombëtarja jonë do ketë një shtëpi dinjitoze, nga e cila duhet pranuar se kanë përfituar të gjithë.

Punimet brenda impiantit janë drejt përfundimit, po kështu edhe punimet në të gjithë aksin që të çon drejt stadiumit. Fasadat e pallateve, punimet në rrugë dhe trotuar dhe gjithçka tjetër përreth "Elbasan Arena".

Stadiumit pritet të jetë gati para ndeshjes eleminatore kundër Danimarkës, ndërsa ditë më parë punimet u inspektuan edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. /albeu.com/

STATISTIKA DHE TË DHËNA PËR STADIUMIN "Elbasan Arena":

1. Stadiumi do të ketë 12500 vende të ulura.

2. Impianti do ketë pistë tartani, me gjashtë korsi

vrapimi.

3. Është rikonstruktuar totalisht fusha, anësoret dhe përkarshi.

4. Janë ndryshuar totalisht ambientet e brendshme, dhomat e zhveshjes dhe tualetet.

5. Janë projektuar në tribunën qendrore rreth 400 vende për VIP-at dhe rreth 100 vende për median e shkruar dhe vizive.

6. Në pjesën qendrore do të ketë ambiente çlodhëse si bar, kafene e restorante.

7. Para stadiumit do të ketë parking për 400 automjete.

8. Ish-"Ruzhdi Bizhuta" është inauguruar për herë të parë në 1967-ën dhe ka qenë e mbetet shtëpia e KF Elbasani.

9. Stadiumi ka pësuar një rikonstruksion të madh, por të pjesshëm në 2004-ën.
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori