Eleminimi nga Kupa, gallatë me Bayernin në Facebook (FOTO LAJM)

Brenda tre ditëve Bayern Munchen mëson fatin e dy titujve për këtë sezon. Të dielën ata fituan Bundesligën gjermane, ndërsa mbrëmjen e djeshme hoqën dorë nga Kupa e Gjermanisë.

Borussia Dortmund fitoi të drejtën për të qenë ekipi i parë finalist i kupës, pasi lojtarët e Jurgen Klopp u treguan më të saktë në goditjen e penalltive.

Pas goditjeve të penalltive, bavarezët zhgënjyen totalisht duke mos shënuar asnjëherë, ndërsa Dortmundi shënoi dy herë, përcjell Portali Albeu.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të qarkullojnë fotomontazhet ironizuese dhe tallëse me lojtarët bavarezë, por edhe me arbitrin e ndeshjes, që sipas shumë tifozëve ka qënë lojtari i 12 i verdhezinjëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori