Emër dhe mbiemër të njëjtë, lojtarët shqiptarë bënë lëmsh mediat turke (FOTO LAJM)

Kosova ka dy lojtarë me emër dhe mbiemër të njëjtë, Lirim Kastrati, me njërin që luan si sulmuesi dhe tjetri si mbrojtës i majtë.

Të dy këta futbollistë shpesh kanë luajtur së bashku në një formacion për Kosovën dhe ka qenë problem të identifikohet, zakonisht nga mediat e huaja.

Njëri nga futbollistët luan për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, ndërsa Kastrati tjetër që është edhe mbrojtës luan për Bolonjën në Itali. Pikërisht për Kastratin e Lokomotivës së Zagrebit, portali turk “Akit”, ka bërë një shkrim ku shkruhet se kërkohet nga Rizespor.

Megjithatë ka ndodhur një ngatërresë nga turqit, të cilët në vend të vendosnin foton e Lirim Kastratit që luan te Lokomotiva e Zagrebit, kanë vendosur të atij që luan te Bolonja.

Shtuar më 25/04/2020, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori