"Është shumë emocionuese", Ilda Bejleri përlotet në mes të emisionit (FOTO LAJM)

Ilda Bejleri, moderatorja e emisioneve sportive ka qenë e ftuar tek |"Rudina", ku ndër të tjera rrëfeu fëmijërinë e saj. Ajo e quajti këtë periudhë si më të bukurën që ka jetuar.

Gjatë bisedës për këtë temë Ilda u shpreh se ka ruajtur shoqërinë me miket e saj të vjetra dhe një prej tyre është Fationa. Ajo i kishte dërguar Ildës një letër që e përloti moderatoren.

'Përshëndetje Ilda, shoqja ime e fëmijërisë. Bashkë kemi ndarë momente dhe kujtime fëmijërie të paharruara. Ne patëm një jetë fëminore të larmishme, të bukur e të mbushur me gjallëri, kujtime të cilat më sjellin nostalgji. Më bëhet shumë qejfi teksa shikoj që ke mundur të realizosh dhe përmbushësh me sukses objektivat e tua. Uroj përzemërsisht arritje të tjera në rrugën e suksesit. Përqafime të ngrohta", ishte letra nga mikesha e Ildës.

Me lot në sy pasi ndoqi dedikimin emocionues Ilda tha që të gjithë njerëzit që I kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur që në fillim I mban në zemër.

"Është shumë emocionuese. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje, që më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj në zemër. Jam shumë mirënjohëse për njerëzit që më kanë dashur me zemër dhe një ndër to është Fationa", u shpreh Ilda e përlotur.
Shtuar më 16/05/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori