Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Barcelona ka fituar në transfertë në derbin katalanas ndaj Espanyolit me rezultatin e thellë 4-0.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar serinë pozitive edhe ndaj rivalëve të urryer lokal duke fituar thellë dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.

Golat në këtë ndeshje për Blaugranët u shënuan nga Lionel Messi (17′, 65′), Ousmane Dembele (26′) dhe Luis Suarez (45′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pas dy golave nga gjuajtja e lirë dhe një asistimit u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Sergi Darde, që u vlerësua me notë 5.8.
Shtuar më 08/12/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori