Panuçi nxjerr listën e Kombëtares, emra surprizë (FOTO LAJM)

Trajneri Kristan Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. E para do të jetë kundër Turqisë në 22 mars në Shkodër dhe tjetra kundër Andorrës në transfertë tre ditë më pas.

Nga lista duket se vetëm një futbollist është prej kampionatit tonë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kampionatet e huaja.

Ndërkohë është rikthyer Sadiku dhe Abrashi pas dëmtimeve të gjata. Një vend edhe për Kristal Abazajn që ka rigjetur formën e tij pas huazimit te Osijeku.

Nuk janë preferuar lojtarët si Manaj, Bare, Lenjani dhe Llullaku.

Ndërkohë mungojnë Roshi, i dëmtuar dhe Mavraj i pezulluar me 3 ndeshje.
Shtuar më 14/03/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori