Euro 2020, Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë (FOTO LAJM)

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka përzgjedhur lojtarët që do luajnë në ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Grumbullimi nisi sot dhe stërvitja e parë fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal.

Nën urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë, të cilët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.

Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët po ashtu kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Më 27 maj, trajneri kombëtares Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.
Shtuar më 21/05/2019, ora 11:26
luan hajdari
e Martë 21 Maj 2019, Ora 13:12
Po lojtaret e tjere qe ishin me pare ne U21 Bare, Cekici, pse nuk grumbullohen?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori