EUROPA LEAGUE/ Nis faza e grupeve, këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme (FOTO LAJM)

Pas përfundimit të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve, është koha për Ligën e Evropës.

Sot (e enjte) në këtë kompeticion zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë.

Në orar për tifozët e futbollit janë hiq më pak se 24 ndeshje.

Skuadrat e mëdha si Arsenal, Roma, Milan, Napoli, Bayer Leverkusen e Tottenham do të kenë ndeshjet e tyre.

Një ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Skoci, ku Celtic takohet me Milanin.

Roma do të jetë mysafire e Young Boys, ndërsa Arsenal luan në udhëtim te Rapid Vienna.

Dinamo Zagreb i Lirim Kastratit pret në shtëpi Feyenoordin.
Shtuar më 22/10/2020, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori