E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Europë, duelet për titull (FOTO LAJM)

Bayern Munchen - Borussia Dortmund
Tani kur kampionateve elitare të futbollit po i vjen fundi, edhe gara për titullin kampion bëhet gjithmonë edhe më interesante dhe e bukur. Përveç Premier League, ku mesa duket edhe këtë sezon titulli do të shkojë për Manchester United, në kampionatet e tjera gjithçka është e hapur pasi edhe pikët në rënditje mes kryesuesve janë shumë pranë.

Në Spanjë barazimi i Real Madrid me Valencian dhe fitorja e Barcelonës përballë Zaragozas ka hapur luftën për titullin dhe dueli Barcelona-Real do të vendosë shumë për fatet e kampionit.

Në Itali gjithçka është e hapur deri në fund pasi diferenca mes Juventus dhe Milan është vetëm një pikë.

Edhe në Francë, Portugali, Hollandë, Gjermani dhe Shqipëri gjithçka mund të quhet e hapur pasi diferenca mes dy vendeve të para është minimale dhe ndeshjet direkte do të vendosin shumë përsa i përket titujve kampionë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2012, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori