Europianet, formacioni i ëndrrave (FOTO LAJM)

Lev Yashin - Ish Bashkimi Sovjetik
Të zgjedhësh komponentët e skuadrës më të fortë të të gjitha kohërave mes shumë lojtarësh protagonistë të 13 edicioneve të kampionateve evropiane nuk është aspak një detyrë e thjeshtë. Por "Yahoo.it" ka zgjedhur 11 titullarë dhe 7 rezerva mbi bazën e asaj që lojtarët kanë shfaqur në Evropian.


Portieri - Lev Yashin ka qenë portieri më i mirë i historisë së futbollit përpara ardhjes së Buffon, edhe pse ka nga ata që mendojnë se italiani është realisht më i fortë se fenomeni rus. Ka fituar edicionin e parë të Euro 1960 në Francë dhe ka siguruar medaljen e argjendtë 4 vite më pas në Spanjë. I pari dhe deri më tani i vetmi portier në botë që ka fituar "Topin e Artë".


Mbrojtja - Është me 4 lojtarë, sepse është e pamundur të provosh të improvizosh një repart të tërhequr me 3 lojtarë të epokave të ndryshme. Dy qendërmbrojtësit më të mirë janë Beckenbauer dhe Sammer, 3 "Topa të Artë" të dy dhe 2 Europiane (1972 dhe 1996). Mbrojtësit e krahut janë Lilliam Thuram dhe Giachinto Fachetti, kapiteni i Italisë në triumfin e Euro 1968.

Mesfusha - Regjia e kësaj skuadre i besohet Xavi, i zgjedhur lojtari më i mirë i edicionit të 2008. Të tjerët janë Frank Rajkard dhe Pavel Nedved.

Sulmi - Nuk mund të mungonte Michel Platini, lojtari që në 13 edicionet e Europianit ka shënuar më shumë nga të gjithë me 9 gola në total, të gjithë të realizuar në edicionin e vitit 1984 kur Franca doli kampione. Dyshja e sulmit përbëhet nga Marco Van Basten dhe Gerd Muller. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori