Faqet e mëdha sportive tallin keq Xhakën, tifozët: Ka frikë nga topi (FOTO LAJM)

Granit Xhaka është bërë kapiten i Arsenalit pas shumë polemikash. Ai me sa duket po përballon i vetëm presionin e të mbajturit shirin në krahë, shkruan Albeu.com.

Tifozët kanë qënë kundër mbajtes së shiritit të kapitenit për Xhakën, aq dje në ndeshjen ndaj Manchester United kanë shpërthyer në rrjetet sociale kundër shqiptarit.

Në fakt janë 2 faqet e mëdha sportive "The Football Arëna", dhe "Trooll Football", kanë publikuar fotot ku shihet qartë që Xhaka uli kokën në momentin e goditjes së topit duke shmangur një goditje në fytyrë, por për fatin e tij të keq, sfera përfundoi në rrjetë.

Kaq mjaftoi që ndaj Xhakës të shpërthenin talljet në internet duke ironizuar me faktin se si një kapiten skuadre ka frikë nga topi dhe e lejon atë të shkojë drejt portës. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori