“Federbet": Ja si u trukua Skënderbeu-Lokomotiva e Moskës (FOTO)

Deklarata e Federbet
Pëlqej
Një ditë pas përfundimit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Lokomotivës së Moskës (0-3) në stadiumin "Elbasan Arena", kompania "Federbet" që merret me monitorimin e basteve ka hedhur dyshime të forta se ndeshja ka qenë e trukuar.

Deklarata e "Federbet" thotë se për të katërtën herë në këtë sezon, skuadra shqiptare bëhet protagoniste e dyshimeve për manipulime sportive.

"Denoncojmë sot për të katërtën herë këtë vit për ndeshje të dyshuara të luajtura në Europë nga Skënderbeu", ka thënë në deklaratën e tij sekretari i Përgjithshëm Françesko Baranca.

Kompania i mbështet dyshimet e saj në dy golat e fundit që Skënderbeu pësoi në minutën e 89′ dhe 90′.

Në njoftimin janë publikuar edhe kuotat e basteve që ishin gjatë kohës kur rezultati ishte 0-1 në favor të Lokomotivës së Moskës. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2015, ora 17:38
Leshi
e Shtunë 12 Dhjetor 2015, Ora 11:31
Keto njerz shohin vetem paran tjeter?!!! Turp Ore egersira
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori