Ky është fëmija më i famshëm i futbollit (FOTO LAJM)

Quhet Thiago, ka lindur më 2 nëntorin e vitit të shkuar dhe është fëmija i parë i yllit të futbollit, Lionel Messi. Vogëlushi erdhi në jetë në spitalin "Dexeus" pas dashurisë së "Pleshtit" me të dashurën e tij Antonella Roccuzzo. Spitali ku lindi fëmija më i famshëm i futbollit është vetëm 700 metra larg stadiumit "Camp Nou", çka të lesh të kuptosh se edhe lidhja e tij me ngjyrat blaugrana do të jetë shumë e fortë.

Dalja e parë në publik e pinjollit të familjes Messi erdhi fundjavën e shkuar, pas fitores 2-1 të Barcelonës kundër Real Villareal, gjatë festës së titullit kampion në La Liga.

Pse Thiagon e quajmë "fëmija më i famshëm i futbollit"? Përgjigja është tepër e lehtë për tu dhënë. Gjatë festës në Camp Nou të gjithë harruan se kampionët e Spanjës ishin futbollistët e Barçës por në fakt e gjithë vëmëndja u përqëndrua te Thiago që qëndronte në krahët e të atit.

Madje, edhe sot fotot e tij në stadiumin katalanas po bëjnë xhiron e botës. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 20:49
Zana Ukaj
e Enjte 23 Maj 2013, Ora 22:01
"pleshti" pleshti veq qeky i ka kater topa t`art n`shpi ;)
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori