Ferrari prezanton makinën e re SF71H (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ferrari ka prezantuar makinën e re për sezonin e ardhshëm në 2018 në Formula 1.

Në Maranello është prezantuar "Ferrari SF71H", makina që do të drejtohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Në modelin e ri, që do të garojë në sezonin e 2018-ës, vihet re një rikthim në të kaluarën, pasi makina është tërësisht e kuqe, ndryshe nga vitet e fundit, ku ishte prezent edhe një shirit i zi.

SF71H është modeli që Ferrari do të garojë në Formula 1 dhe ka modifikime mjaft interesante aeorodinamike, që do t’i lejojnë pilotëve të Ferrarit, të jenë shumë më konkurrues në këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori