Real Madrid, "Fiesta loca" (FOTO-VIDEO)
Me fitoren prej 3-0 kundër Athletic Bilbaos në Estadio San Mames, Real Madridi është shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2011/2012, dy javë pa përfunduar La Liga.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka 94 pikë, shtatë më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. Kjo do të thotë se Los Merengues shpallen kampionë të Spanjës për të 32-tën herë në histori të La Ligas.

Ndërkaq, Jose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që i ka fituar katër kampionate të ndryshme elitare në Evropë (Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë).

Në stadium por edhe në rrugët e kryeqytetit spanjoll Madrid ka filluar festa ku tifozë të shumtë kanë dalë për të festuar triumfin madrilen. /albeu.com/
Real Madrid Kampion 2012

Shtuar më 03/05/2012, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori