Flamuj kuqezi gjithandej, "TKZ" "pushtojnë" rrugët e Tiranës (FOTO LAJM)

Kombëtarja luan sot ndeshjen e parë pas shumë viteve në kryeqytet, aty ku inaugurohet “Air Albania”. Kuqezinjtë do të provojnë të marrin më të mirën kundër Francës, megjithëse nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë për ta duke parë forcën që kanë përballë.

Ashtu siç është bërë e ditur, shkallët e stadiumit pritet të jenë të mbushura teksa nuk mungojnë as tifogrupet.

“Tifozat Kuqezi” kanë mbërritur në stadium që në orët e para të mëngjesit për të përfunduar koreografinë e tyre e cila pritet të jetë gjigande në këtë takim. Ashtu si në çdo transfertë, pavarësisht largësisë, tifozeria nuk do të mungojë as në këtë ndeshje dhe natyrisht pritshmëritë për tifogrupin e Kombëtares janë të mëdha.

Sakaq, shumë nga rrugët e kryeqytetit janë bllokuar dhe janë pikërisht rrugët që të çojnë në drejtim të stadiumit. Masat u bënë të ditura para ndeshjes nga policia ndërkohë që në çdo rrugicë për në stadium, të shumtë janë ata që kanë dalë të shesin flamuj kuqezi dhe shaje, e njëkohësisht flamuj të Kosovës.

/vipsport/
Shtuar më 17/11/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori