Flamuri shqiptar shkon deri në Spanjë, shikoni si duket Manaj me maskën e personalizuar (FOTO LAJM)

Rei Manaj, pas dëmtimit të pësuar në fytyrë ndaj Granadas, për fatin e tij të mirë është rikthyer menjëherë në fushën për Albaceten, por me ndihmën e një maske në fytyrë.

Sulmuesi me origjinë nga Lushnja, në fakt ka krijuar një maskë të personalizuar, me detaje nga vetë ai.

Në ballë ka të shkruar inicialet, RM, dhe krah saj numrin 22. Më poshtë, në pjesën e faqeve, në anën e djathtë gjendet flamuri kombëtar, ndërsa në atë të majtën, logon e Albacetes. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori