"Flamurtar Arena", Vlora me një stadium spektakolar (FOTO LAJM)

Pronarët e rinj të Flamurtarit nuk po mendojnë dhe punojnë vetëm për ndërtimin e një ekipi të denjë për kampion Shqipërie dhe prezantim të denjë në Kupat e Europës, por edhe për infrastrukturën rreth klubit.

Drejtuesit e klubit po punojnë prej një kohe të gjatë rreth projektit të stadiumit të ri që pritet të ndërtohet nga investuesit turq në qytetin bregdetar dhe së fundmi janë publikuar edhe fotot e tij. Një projekt që sapo e sheh të sjell ndermend stadiumet e stilit britanik, të vegjël në kapacitet dhe të mbyllur në të gjitha tribunat e tij.

Flamurtari para disa javësh kaloi 100% në administrimin e dy firmave turke TRK dhe Atlas Jet çka mund ti japë dorë të lirë këtyre të fundit të bëjnë investimet e menduara. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori