Flasin goleadorët: Ekzekutim mjeshtëror, Balaj për kartolinë (FOTO LAJM)

ERJON BOGDANI - "Ekzekutim dhe koordinim perfekt. Tamam një sulmues race, siç mund t’i thuhet në zhargonin popullor. Është një nga ata gola që atij, me shumë gjasa, do t’ia ngrejë shumë moralin dhe do t’i japë më shumë mundësi që të luajë për Kombëtaren. Sakaq, unë them se tanimë edhe për moshën që ka Balaj duhet të marrë më shumë përgjegjësi mbi supe dhe të punojnë më shumë për skuadrën. Të dielën ai kishte një ndeshje shumë të vështirë, pasi ishte i vetëm në sulm përballë mbrojtësve me shumë eksperiencë të Portugalisë dhe deri diku them se ia doli. Është momenti që ai tani të kuptojë se sa vlen dhe të punojë shumë për ta mbajtur këtë ritëm. Vlerësimi? Realisht do të ishte për 10 të pastër, por unë do t’i vendos një 8, me qëllim që dy notat e mëpasme t’i fitojë me kalimin e kohës. Kështu do të ketë akoma më shumë uri për të bërë mirë me Kombëtaren".

Pëlqej
Gjetje e duhur e kohës, koordinim dhe gjuajtje perfekte. Ishte minuta e 52-të e takimit të së dielës në Portugali- Shqipëri, kur emri i Bekim Balajt mori një trajtë tjetër. Ai u përcoll nga brohoritjet e më shumë se 10 milionë shqiptarëve në botë, të cilët prisnin me padurim një fitore të madhe.


Në këtë këndvështrim, qëndrojnë edhe tre ish-goleadorë të Kombëtares shqiptare, të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre në lidhje me perlën e Bekim Balajt.

"Panorama Sport" ka marrë një mendim më të specializuar pikërisht nga golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Kombëtaren shqiptare, Erjon Bogdani, nga një prej ikonave të sulmit vlonjat ndër vite si Sokol Kushta dhe natyrisht nga sulmuesi, i cili ka shënuar më shumë gola në gjithë historinë e kampionatit shqiptar, Vioresin Sinani.

Që të tre vlerësojnë maksimalisht mënyrën e ekzekutimit të golit nga Balaj, por, nëse Sinani i vendos notën maksimale, Bogdani është disi më i kursyer.

Ndërsa një qëndrim më neutral mban Kushta, i cili "fut në vallen" e heronjve të kësaj ndeshjeje edhe Berishën, Mavrajn dhe Odise Roshin. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori