Flet portieri që hëngri byrek gjatë ndeshjes: S'kisha ngrënë gjithë ditën

Portieri i Sutton United, Wayne Shaw është bërë i famshëm edhe më shumë pasi dje gjatë ndeshje me Arsenalin u pa duke ngrënë byrek.
Ai ka folur për këtë veprim të tij, duke treguar se kishte vendosur bast me miqtë e tij që do të hante në transmetim direkt.

“Disa nga shokët e skuadrës më thanë më herët 'Çfarë do të ndodhë me bastin për ngrënien e byrekut?' Unë u thashë: Nuk e di, nuk kam ngrënë asgjë tërë ditë, mbase mund ta ha diçka më vonë.

Sun Bets vuri bast që ne që do ta hanim byrek. Mendova që t’i ngacmoj pak dhe ta bëj atë. U kryen të gjitha zëvendësimet dhe po humbnim 2-0. Unë shkova të kuzhina e klubit në pushim të ndeshjes dhe mora byrekun. Bëra gjithçka gati, pasi ishte një byrëm me mish e patate”, ka përfunduar ai

Shtuar më 21/02/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori