Floyd Mayweather i shton super-koleksionit një Enzo Ferrari (FOTO LAJM)

Enzo Ferrari
Vazhdon jeta e luksit për Floyd Mayweather dhe këtë boksieri i famshëm nuk nguron ta ndajë edhe me fansat e tij në rrjetet sociale. Së fundmi, ylli i ringut ka postuar në Instagram foton e një Enzo Ferrari.

Super-makina kushton rreth 1 milionë dollar, arrin një shpejtësi prej 218 mph, 60 km/h i arrin në vetëm 3.7 sekonda dhe ka 650 kuaj fuqi.

Në botë ekzistzojnë vetëm 399 modele Enzo Ferrari.

Vitin e shkuar Mayweather shpenzoi rreth 8 milionë euro për koleksionin e tij të orëve.

Me rreth 3 euro në sekondë dhe me 105 milionë dollarë në vit 37-vjeçari është sportisti më i paguar në botë për momentin. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori