"Foleja" e re e "Shqiponjave" po bëhet gati (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Foleja" e re e Shqiponjave kuqezi "Elbasan Arena" është në përfundim e sipër për të pritur ekipin kombëtar dhe tifozët nga të gjitha trevat shqiptare. I njohur më parë si "Ruzhdi Bizhuta" brenda vendit, tashmë "Elbasan Arena" do të bëhet i famshëm në të gjithë botën, falë edhe yjeve që priten të zbresin në tapetin e tij si: Cristiano Ronaldo, Pepe, Ribery, Benzema etj.

Punimet për përfundimin e impiantit të ri vazhdojnë me hapa të shpejtë dhe çdo gjë pritet të jetë gati për ndeshjen e parë eleminatore në shtëpi kundër Danimarkës, ndeshje e cila luhet më 11 tetor. Tashmë po përfundon vendosja e tapetit të ri, ndërsa po punohet edhe për pjesën jashtë stadiumit: 400 vendet e parkimit që kërkon UEFA dhe për të gjithë rrugën që të çon drejt impiantit.

Burime të FSHF-së bëjnë me dije se stadiumi do te menaxhohet nga federata, ndërsa këto ditë do të zhvillohet një konkurs ku do të zgjidhet dhe drejtori i stadiumit. Ulëset e tribunës qëndrore do te jenë lekure, ku mësohet se një prej tyre ka kushtuar 300 euro. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 15:30
P . BLEDAR
e Dielë 10 Gusht 2014, Ora 16:59
pse e kane ndryshuar emrin e stadiumit,, nuk e ka mire emrin RUZHDI BIZHUTA apo skane si te kopjojne emrat e stadiumeve te huaja .. nuk dine ca bejne ketu tek ne . ky eshte stadium kombetar tani dhe jo i 1 klubi privat , prandaj eshte shume gabim.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori