Formacionet e Inter-Cesena, Shaqiri kalon në sulm (FOTO LAJM)

INTER (4-3-1-2)
Serie A ndeshja e mbrëmjes do të luhet në "San Siro" ku Interi do të presë Cesenan e vendit të parafundit.

Me vetëm 1 pikë në dy javët e fundit zikaltërit kanë nevojë për të qetësuar tifozët e tyre dhe për t’u rikthyer menjëherë te fitorja, pasi disfata me Wolfsburgun pothuajse e nxjerr jashtë Evropës skuadrën e Mancinit, që tashmë e ka të qartë se ekipi duhet të synojë kupat evropiane vetëm nëpërmjet kampionatit, ku në fakt duhet patjetër të rikuperojë një diferencë të konsiderueshme në 12 javët e mbetura të Serie A.

Cesena në krahun tjetër numëron 4 pikë në dy ndeshjet e fundit por sidoqoftë klubi romanjol ndonëse minimalisht i ka humbur që të pesta përballjet e fundit ndërmjet tyre. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori