Formacionet e Napoli-Lazio, Berisha titullar (FOTO LAJM)

NAPOLI (4-2-3-1)
Lazio është gati për t'u përballur me Napolin në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje në "San Paolo". Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë favorizon axurrët e Rafa Benitez, gjithsesi Stefano Pioli beson se Lazio e tij i ka mundësitë të mposhtë Napolin dhe të kualifikohet në finale.

Trajneri i kryeqytetase konfirmoi prezencën e Etrit Berishës në fushë që nga minuta e parë ndërkohë që sipas të gjitha gjasave kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Lorik Cana edhe këtë takim do ta nisë nga stoli.

"Sigurisht që do të luajë Berisha. Është Etriti portieri ynë titullar në Kupë. Basta do të veprojë në të djathtë të mbrojtjes ndërsa Mauricio dhe De Vrij do të luajnë në qendër, në krahun e majtë do të pozicionohet Braafheid", tha Pioli.

Sinjal mëse i qartë ky nga tekniku lacial përsa i përket formacionit titullar që do të zbresë në fushë ndaj Napolit në "San Paolo".

I pyetur për mosaktvizimin e Canës trajneri italian theksoi se do të vijë edhe momenti i Lorikut pikërisht në sfidën e radhës në kampionat ndaj Empolit ku Lazio do të vuajë mungesat e Bastas dhe Mauricios për arsye skualifikimi. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori