Formacionet e Parma-Cagliari, debuton Andi Lila (FOTO LAJM)

PARMA (3-5-2)
Andi Lila do të provojë sot zyrtarisht fanellën e Parmës në një ndeshje të kampionatit italian. Lojtari i Kombëtares shqiptare do të luajë sot nga minuta e parë në takimin e Kupës së Italisë mes Parmës dhe Cagliarit.


Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave trajneri Roberto Donadoni kërkon që ta shikojë lojtarin në një ndeshje pa shumë presion, përpara se ta provojë më pas edhe në takimin e fundjavës në kampionat ndaj Sampdorias, por duhet thënë në një pozicion që nuk e kemi parë shpesh në Kombëtare apo te PAS Janina.

Futbollisti i Kombëtares mbërriti te Parma në fillim të këtij viti, por nuk luajti në dy takimet e para në kampionat ndaj Fiorentinës dhe Hellas Veronas, pasi nuk arriti që të depozitonte në federatën italiane transferimin e tij nga PAS Janina.

Parma-Cagliari starton në ora 18:00. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2015, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori